Pasi Luizi deklaroi se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur pati reagime të shumta në rrjet.
Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi ditën e djeshme në “Shqipëria Live”.
Ndërkohë ditën e sotme Meridiani ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë. I ftuar në “New 24”, Meridiani deklaroi:
“Miqësi janë ata njerëz që u beson shumë dhe të besojnë shumë. Miqësia janë ata që të gjenden pranë. Por jo domosdo duhet të japësh diçka. Ka raste kur nuk ke mundësi të ndihmosh. Nuk është marrëdhënie interesi. Për aq kohë sa është interesi në mes për mua nuk është më miqësi. Shpesh e kanë interes material, përfitimi.
Nuk e kisha të lehtë të vija e ta thoja të vërtetën këtu. Më ka prekur intervista e fundit e tij ku tha se nuk më njeh. Nga 2011-2016 ne rrinim thuajse përditë me Jonin, Luizin. Dhe rrinim gjithë kohës bashkë. Madje shoqëria jonë ka qenë e ngushtë përsa kohë isha pjesë e mbrëmjeve të tyre, kemi qenë me pushime bashkë. Tregon sa njihemi. Ai mbase e ka harruar që unë kam ruajtur fotot. Kam qenë 5 ditë te shtëpia e tij në Paris me të fejuarën time. Në Tiranë kemi dalë gjithë kohës. Nuk e kuptoj pse e bëri këtë gjë. Nuk ndodh që një diplomat të hap derën e të presë dikë që nuk e njeh në shtëpi.
Kemi festuar edhe ditëlindjen e Luizit bashkë.
Nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Thjesht kemi luajtur futboll, kemi qëndruar bashkë. Më bëri çudi kur tha se unë jam nga Kopliku e jo nga Shkodra. Unë nuk e kam kompleks. Ndryshe nga ai që e ka kompleks të thotë se është nga Dukagjini me origjinë. Nuk e di pse e tha si me përbuzje.
Shpesh ka thënë se miqtë e tij kanë përfituar. Tani i bie se unë jam mik dhe kam përfituar? Rrobat e para ia kam futur unë. Parfumet e para ia kam futur unë. Nuk e di kush e ka fryrë kaq shumë, por do i mësojë disa të vërteta më vonë.
Edhe për Jonin tha kemi dy vite pa folur. U shokuam të dy. Kjo nuk është e vërtetë. Është takuar me Jonin 3 ditë para se të hynte në Big Brother. E ka lënë në emër të Jonit kontratën që ka firmosur me Top Channel.
Mërzitesh për momentin, por nuk jam penduar për suportin. Edhe nëse kthehemi pas do kisha bërë të njëjtën gjë. Unë e kam mbështetur Luizin që në fillim dhe kam dalë duke bërtitur në momente të vështira, sepse askush nuk dilte të fliste për të. Nënën e Luizit nuk e njoh, kam folur në telefon gjatë. Kam këmbëngulur derisa e binda të shkruante një letër për Luizin. Edhe sikur mos të më njihte, thjesht për përkrahjen mund të thoshte dy fjalë. Kishim 4 vite pa u takuar fare. Raporti ynë u ndërpre natyrshëm. Siç ka pasur Luizi momente të vështira, edhe unë kam pasur momente të vështira. Por nuk i kam rënë telefonit të askutj për ndrihmë, ndryshe nga ai.
Nuk kam thënë në asnjë vend që jam menaxheri i tij. Le të vijë një person që ia kam thënë këtë. Kam thënë që kam menaxhuar Instagramin. Instagramin e tij e kam menaxhuar nga 26 dhjetori deri në momentin që publikova një foto me Kiarën dhe ajo u fshi. Aty hoqa dorë.
Ka dy javë që ka dalë dhe nuk ka takuar Jonin. Te After-party i Big Brother më takoi shumë normal, i tha dhe Kiarës të rrijë me ne. Unë nuk bëj foto për tu dukur para njerëzve. Joni e ka hequr nga Instagrami, sepse Luizi i detyrohet një shpjegim. Mua nuk më detyrohet asgjë, nuk kam përfituar asgjë nga ai. Më kërkoi Joni dhe Jurgena ndihmë. Nuk kam dashur të dalë publikisht. Kam dalë në një moment kur Shqipëria iu kthye kundër. Mora guximin të dalë në një moment kur asnjë nuk e donte. Thjesht most ë shtrembëronte një të vërtetë duke thënë se nuk më njeh. Flokët i kam lyer shumë më vonë se më kërkoi Joni dhe Mario. E kam bërë për Jonin se ma kërkoi me ngulm. Ose është fryrë. Ose i ka bërë dikush presion. Uroj dhe besoj se është kjo e dyta. Dikush më ka takuar dhe ka bërë edhe mua presion.”
Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të.
E në mesin e atyre që e kanë mbështetur, ai tha se shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar duke përmendur këtu edhe ata persona që nuk e kanë ndihmuar atëherë kur ka pasur më shumë nevojë për ta.
“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.