Kreu i Partisë Radikale të Serbisë Sheshel ka theksuar se Serbia duhet të marr pjesë në bisedime dhe të ruaj vijat e kuqe, ndërkohë që Kurtin e ka quajtur komunist dhe nxënës të Adem Demaqit, duke qenë i bindur se amerikanët do ta mënjanojnë Kurtin dhe më vend tij të sjellin Haradinajn, shkruan “Alo”.
Sipas tij, më e mira është që Serbia do të marr pjesë në bisedimet me Kosovën dhe të insistoj në vijat e kuqe.
“Kurti po bënë gabime të mëdha. Unë besoj se amerikanët do ta mënjanojnë dhe ta kthejnë Haradinajn. Haradinaj është më i mençur se Kurti. Kurti është dogmat, komunist dhe nxënës i Adem Demaqit” theksoi Sheshel në deklaratë për Happy TV.
Lideri radikal ka theksuar se nuk do të kthehej kundër Rusisë edhe nëse amerikanët do ja japin të gjithë “Fort Noks-in” me të gjitha rezervat e arit edhe dollarëve.
“Perëndimi ka përgatitur vendosjen aktuale tash e 8 vite, por Rusia do ta çliroj Ukrainën dhe jo vetëm Ukrainën. Respektoj politikën e presidentit Putin dhe e mbështes në gjithçka që ai bënë” tha Sheshel.