Quhet Amina Nurovic dhe emrit të saj në “Facebook” i ka shtuar inicialet AG.
Vajza vjen nga Novi Pazari dhe besoni ose jo shkronjat AG janë inicialet e reperit Arian Agushi- Gold Ag.
Amina kishte filluar t’i dëgjojë këngët e reperit shqiptar pa e kuptuar gjuhën shqipe dhe pa e ditur se jo rastësisht atë po e prekin në zemër këto këngë.
“Fillova të dëgjoj edhe këngë nga Arian Agushi (Gold AG), këngë të cilat dashurinë dhe respektin tim për Kosovën dhe shqiptarët i ngritën në piedestal; edhe pse asgjë nuk kuptoja, në zemër më luante shqiptarishtja”, ka thënë mes tjerash në rrëfimin e saj Amina, e cila më vonë e kupton se në fakt ɠjɑƙư i saj është shqiptar.
Historia nisi që në vizitën e saj të parë në Mitrovicë, aty ku për herë të parë ajo dëgjoi nga babai i saj se shqiptarët nuk janë aq të kȅqinj siç paraqiten nga të tjerët në Serbi.
Përjetimet në Mitrovicë bënë që vajza të fillojë të interesohet më shumë për Kosovën dhe shqiptarët, duke nisur që me historinë e Adem Jasharit , për të cilin në shkollë kishte mësuar një histori krejtësisht tjetër, e për të përfunduar deri te kuptimi i të vërtetës se ajo është një shqiptare.
Për të kuptuar më shumë rreth kësaj historie, lexoni rrëfimin e plotë të Aminas: