




Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë, është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se që nga ditët e para, Kosova i ka dhënë mbështetje popullit ukrainas.
Konjufca ka përmendur edhe rezolutën e votuar në Kuvendin e Kosovës.





Tha se menjëherë Kosova ka shprehur gatishmëri për të pranuar qytetarë nga Ukraina.
“Sot po bëhen një vit kur e gjithë bota mbarë u shokua nga agresioni rus mbi Ukrainën. U bën një vit dhe gjatë këtij viti jemi dëshmitar të një qëndrese të paepur të popullit ukrainas ndaj agresionit rus.





“Ekzistojnë ende lu. ftërat e drejta në botë e që është e domosdoshme e një popullit siç është Ukraina. Kosova qëndron fuqishëm me Ukrainën që kur lu. fta nisi, dhe Kosova menjëherë e ka dënuar këtë su. lm të padrejtë dhe kemi miratuar rezolutën që shpreh gatishmërinë për të strehuar qytetarë dhe gazetarë ukrainas”, tha Konjufca raporton EO.
“Ne e kishim një diktator si Millosheviqi dhe ju ukrainas e keni të njëjtin, ndonëse me një fuqi më të madhe siç është federata ruse”, u shpreh Konjufca, teksa tha se mbështetja do të vazhdojë edhe më tutje.