




Ari Avdimetaj debutimin e tij në boksin profesionist e ka nisur me fitore bindëse ndaj kundërshtarit serb Marko Nastic.
Përpos fitores, përkrahja ishte e madhe edhe nga të pranishmit që shumica ishin shqiptarë. Me këngë shqipe dhe flamurin Kuq e Zi, Ari ia rrëmbeu fitoren në ring serbit, Nastic.





Në një prononcim për Insajderin, Ari Avdimetaj shprehet shumë i entuziazmuar nga fitorja për të cilën kishte punuar shumë.
“Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Kanë ardh diku rreth 200 shqiptar me na përkrahë. Fitorja ime ishte madhështore pasi si kundërshtar kisha një serb“, deklaroi Avdimetaj.