Shkumën e rrojës mund ta bëni vetë: Ju duhen vetëm disa përbërës

Qe si duhet ta bëni

Edhe pse ka shkuma të ndryshme për rruajtje, gjithmonë është më mirë të përdorni variantet natyrale kurdo që mundeni.

Ashtu siç ka maska të ndryshme për fytyrën për femra, ka edhe receta natyrale për shkumë rruajtjeje për meshkujt.

Ja si t’i bëni, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

– gjysmë filxhani vaj kokosi,
– gjysmë filxhani gjalpë shea,
– një e katërta vaj bajameje,
– dy kapsula vitaminë E,
– një lugë e gjysmë sodë buke,
– 10-15 pika vaj esencial sipas dëshirës tuaj

Hidhni në një tigan gjalpin shea dhe vajin e kokosit dhe i shkrini në avull. Pas kësaj, përzieni me vaj bajame, vitaminë E dhe vajra esencialë.

Vendoseni në frigorifer që të forcohet plotësisht.

Reklama
Pas kësaj, nxirreni masën nga frigoriferi, shtoni sodën e bukës dhe rrihni me mikser që të marrë shkumë. Transferoni në një kavanoz qelqi më të vogël dhe kaq. /Telegrafi/