Bahtiri: Kam refuzuar shumë oferta në ministri të ndryshme për shkak të ngjarjeve në veri

Agim Bahtiri, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, tha në emisionin e DPT-së në Fidani në T7 se ka refuzuar shumë oferta për punë nga ministri të ndryshme pasi ka përfunduar i fundit në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Brengat për trazirat e fundit në veri duket të kenë qenë shkaku që ish-kryetari i Mitrovicës të refuzoj oferta për t’u angazhuar në ministri të ndryshme.

“Kam mundur të jem në cdo strukturë por nuk kam dashur të jem. Nuk e kam atë problem. Unë e kam problemin vetëm tek veriu dhe të jem i vendosur që të jap kontributin.” ka thënë ai.

“Më kanë ofruar të shkoj në ministri të ndryshme por nuk kam dashur.” – pohoi Bahtiri.