




Big Brother VIP Kosova sonte (e hënë) vazhdon me spektaklin e radhës, ku do të diskutohen të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme.
Në këtë natë e ftuar është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi.
Ajo duket se do të performojë përpara banorëve, marrë parasysh që brenda është edhe vëllai i saj, Artan Thaçi.





Njoftimi është bërë i ditur nga faqja e Prives përmes një postimi që kanë shpërndarë në Facebook.
Për këtë ka reaguar edhe Adelina me foton e hedhur në InstaStory: “Emocion i pa përshkruar për mua sonte”.
Në BBVK të premten (10 shkurt) mes emrave të tjerë të nominuar nga shtëpia u largua Vivien Thano.
Kjo e fundit javën që shkoi pati një debat të ashpër me Xhuli Nurën, të cilat njëherësh bënë akuza të mëdha ndaj njëra-tjetrës.