Pas lajmeve trishtuese se numri i vi ktimave rritet si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri, ka edhe lajme shpresëdhënëse të shpëtimeve të të mbijetuarve pavarësisht ditëve të tëra nën rrënoja.
Rasti i radhës është ai i 43-vjeçarit Cem Okur dhe vajzës së tij 8-vjeçare, Tanem, të cilët e panë dritën e diellit pas 101 orësh nën rrënoja në Hataj.
Babai dhe vajza, të cilët u dërguan në spitalin e qytetit të Adanas , treguan për mediat turke historinë e tyre se si nuk iu dorëzuan v dekjes.
Në momentin që kuptoi se nuk mund të bënte asgjë veçse të priste t’i shpëtonin, Cem rrëfen se vendosi që të mbante lart moralin e tij dhe të vajzës duke luajtur lojën “letër, gërshërë, gur”.
“Ne nuk mund të shiheshim por vendosëm të luanim për sa kohë mund të dëgjonim njëri tjetrin. Ajo fitonte shumë shpesh, nuk e di a më ka gënjyer apo jo”, rrëfen 43-vjeçari duke buzëqeshur.