“Kosova është e pavarur. Ideja që Kosova të rikthehet nën Serbi është një rishikim historik i pamundur”, ka thënë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një diskutim të përbashkët në Podgoricë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjukanoviq, tha se ia ka kumtuar “shumë më herët” Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është se “gjëja e duhur për të bërë është të shkoni te populli i juaj dhe të thoni se beteja për Kosovës nuk luftohet më të”.
Në vitin 1999 u provua të bëhej gjenocid në territor të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, tha presidenti malazias, derisa shtoi edhe se “ata që e dinë nuk kanë të drejtë të presin që ne të harrojmë”.
“Politika e paarsyeshme e Serbisë asokohe na futi në luftë dhe humbjen e asaj lufte. Në bisedë me Vuçiqin dhe paraardhësve të tij u kam thënë se e vetmja gjë e mirë që mund të bëni është të shkojnë para popullit të tyre dhe t’u thonë se beteja për Kosovën nuk luftohet më. Nuk munden më as të luftojnë e as të fitojnë” , tha Gjukanoviq.
Vjosa Osmani, morri shembull Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të thënë se jo të gjithë liderët rajonale kanë qëllime të njëjta.
“Para disa ditësh, Vuçiq tha se është penduar që Kurti dhe të burgosurit e tjerë të luftës u liruan nga burgu. Këto fjalë u thanë në vitin 2023, jo në të 90’at. Kjo do të thotë se Vuçiq dëshiron që Kurti të jetë në burg. Është për të ardhur keq që kemi situatë të tilla dhe kjo nuk më jep shpresë kur jemi te dialogu me Serbinë”, ka thënë Vjosa Osmani.
Ajo po ashtu theksoi se Kosova bën kompromis pas kompromisi dhe se Serbia asnjëherë nuk i ka zbatuar shumicën e obligimeve të saj nga Marrëveshja e Brukselit.
“E vërteta e hidhur për të gjithë ne është – Vuçiq edhe pse ka ndryshuar taktikën, ai kurrë nuk i ndryshon qëllimet”, ka thënë Osmani.
Ajo shtoi se “Serbia kërcen ashtu siç luan Rusia”.
“Është një iluzion të besosh se ata do të largohen nga Rusia dhe ndikimi i saj dhe do të kthehen në vlerat evropiane. Do të doja të jem i gabuar, por kjo është ajo që na ka mësuar historia,” tha ajo.