




Në vitin 2021, 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet u gjetën në platformat jobs.ch dhe jobup.ch.
Kjo rritje tregon “një imazh shumë pozitiv të tregut zviceran të punës”, sipas agjencisë së rekrutimit JobCloud.





Rritjet më të forta u regjistruan në sektorin e hotelierisë dhe turizmit (+181 për qind), sigurinë (+77 për qind) dhe sportin dhe kulturën (+74 për qind). Nga ana tjetër, numri i hapjeve në ndërtim dhe arkitekturë ra me 25 për qind, ndërsa në IT dhe telekom me 7 për qind.