Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz.
Në videon e mëposthme shihet teksa një automjet tip “Benz” është duke kaluar në trotuarin e këmbësorëve.
Shoferi i “çmendur” si duket e paska pasur me nxitim dhe nuk ka respektuar asnjë rregull të qarkullimit rrugor si dhe ka shkaktuar panik te kalimtarët.
Nuk dihet nëse ndaj këtij shtetasi është marrë masa nga autoritetet pasi ngjarja ka ndodhur shumë pranë Komisariatit të Kamzës.