Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës kanë sjellë problematika në vend, ku disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, e ku disa rrugë janë bllokuar nga dëbora.
Për shkak të dëborës në Njësinë Administrative Shalë është ndërprerë energjia. Edhe pse në një mot ekstrem djali i një ish-polici i cili punon elektriçist, Aleks Nika i është futur punës.
Në videon e mëposhte ai shihet duke “çarë” dëborën, e më pas ngjitet në shtyllën elektrike për të riparuar defektin dhe për t’i kthyer dritat bashkëqytetarëve të tij.