




Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Nga Alpet Zvicerane, në një intervistë për gazetën Blick, Kurti e goditi opozitën.
I pyetur se cila është marrëdhënia e tij me shtetin helvetik, Kurti e nisi përgjigjen në këtë mënyrë:





“Unë kam shumë miq këtu. Zvicra ishte një parajsë për opozitën tonë dhe është shtëpia e klasës sonë punëtore, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne me transfertat e parave në shtëpi”.
“Nuk do ta harroj kurrë se ish-këshilltarja federale Micheline Calmy-Rey, ishte politikania e parë perëndimore që bëri thirrje për pavarësi të plotë të Kosovës. Ajo ishte një pioniere”, shtoi kryeministri i Kosovës.