Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në orët në vijim, pasi moti pritet të përkeqësohet duke sjellë rreshje të shumta dhe stuhi të forta.
“Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime”, njofton Bashkia e Vlorës.
Mesazhi i Bashkisë së Vlorës për qytetarët:
Të nderuar qytetarë!
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.
Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!