




Lëvizja Vetëvendosje dje ka publikuar sërish një video duke përshkruar punën e Qeverisë Kurti gjatë këtyre dy viteve në pushtet, ndërsa ka vazhduar propagandën për shkatërrimin e shtetit nga qeveritë e kaluara.
Videon që nxiti reagime të shumta e ka komentuar edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, i cili ishte sërish protagonist i videos.
Ai ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i duhen edhe 20 vjet për t’iu ofruar performancës që kishte qeveria e udhëhequr nga ai.





“Qeverisë së VV-së i nevojiten së paku 20 vjet për t’iu ofruar performancës që kishte qeveria ime. Një anëtar i qeverisë time ka pasur më shumë dije, ekspertizë por edhe ndjenjë të përgjegjësisë ndaj vendit sesa krejt qeveria Kurti, prej të parit deri te i fundit. Kjo qeveri dhe këto institucione janë një konsumim i kotë i votës së qytetarëve-pa vlerë”, ka deklaruar Mustafa për lajmi.net.
Kujtojmë se video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka nxitur edhe reagime nga opozita aktuale në vend, të cilët kanë numëruar “skandalet” dhe gabimet e Qeverisë Kurti gjatë qeverisjes për këto dy vite.