Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kancelari i Autrisë, Karl Nehammer do të interesohet personalisht që t’i ndihmojë Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Kurti thotë se pret që Austria t’i ndihmojë Kosovës për të afirmuar pavarësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe në kundërvënien ndaj propagandës së Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.
“Kancelari Nehammer do të interesohet edhe personalisht që të na ndihmojë me ndonjë zë skeptik aty, unë jam shumë optimist dhe në të njëjtën kohë ne mbajmë shumë shpesh takime të ndryshme në Vjenë.