




Në vitet e fundit qytetarët e Kosovës kanë ilustruar përkrahjen ndaj subjekteve politike dhe liderëve të tyre në forma të ndryshme. Disa me vendosjen e emrave, e ca të tjerë me tatuazhe. Një gjë të tillë e ka bërë edhe qytetari Faruk Deçani. Ai ka bërë tatuazh akronimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe emrin e liderit të saj, Lumir Abixhiku.
I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, z. Faruku zbuloi se ka qenë pjesë e LDK-së që para luftës dhe tatuazhin e ka bërë pasi është me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën.





“Për qef e kam bë. Në LDK kam qenë kaherë i antarsum, prej mas lufte me Rugoven jam. Tash me Lumirin” – tha ai.
Ai bëri të ditur se tatuazhin e ka bërë pa asnjë cent.
“Ma ka bë nja tatoo artist, pa pare. Edhe ai është me LDK-në”- tha Faruk Deçani.
Deçani bëri të ditur se ia kishte potencuar z. Abdixhikut se është zemra e Kosovës.
Kujtojmë se, shumë shpesh tatuazhe qytetarët e Kosovës kanë bërë edhe për figura të tjera politike. Albin Kurti, Hashim Thaçi e Vjosa Osmanit, janë disa nga ta.