




Eugen Cakolli nga KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme që sipas tij, Presidentja Vjosa Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj.
Cakolli thotë se janë bërë gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në LVV.





Ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani po kryen shkelje duke mos përmbushur obligimet ligjore për zëvendësimin e tij.
“Edhe muaji janar, i përmendur si kohë e fillimit të ushtrimit të mandatit nga Rama – sado që kjo është absurde – po kalon. Kësisoj, vet Presidentja po kryen shkelje duke mos përmbushur obligimet ligjore për zëvendësimin e tij”, shkroi Cakolli në një postim në Facebook.





Ndryshe, më 23 tetor të vitit të kaluar, Alim Rama u zgjodh sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje. Zgjedhja në këtë pozitë, mund të bie ndesh me pozitën që ai aktualisht mbanë si përfaqësues i këtij subjekti pranë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.
E pikërisht ky ligj, implikon edhe presidenten e vendit, e cila ka në kompetencën e saj për emërim dhe zëvendësim të anëtareve të partive politike pranë këtij institucioni.