




Mbulesa është respektim ndaj urdhrave të Allahut dhe të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem
Allahu i Lartësuar na ka obliguar t’i dëgjojmë dhe t’i respektojmë urdhrat e Tij dhe të të Dërguarit të Tij dhe ka thënë: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (El Ahzab, 36)





Dhe Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar besimtaret që të mbulohen: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë vellot e tyre mbi kraharorin e tyre.” (En-Nur, 31)