




Në ditën e Veteranit, pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë kërkuar trajtim serioz nga institucionet për këtë kategori. Rritja e çmimeve e paga e vogël, për njërin prej veteranëve të UÇK-së, janë bërë barrë e papërballueshme, në këtë kohë, derisa thotë se me krenari i shërbeu atdheut gjatë luftës
Plagët që morri gjatë luftës në Kosovë, Rasim Elshanit nga komuna e Drenasit bën që ai të humbas mundësinë që të punoj.
Elshani i cili ishte pjesë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po përballet me mungesë të një shtëpie e me kushte të rënda ekonomike.





Pagën rreth 300 euro që merr si invalid e veteranë i luftës, thotë se e shpenzon në kredi, për shkak të të hollave që i janë dashur për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes.
Rasim Elshani, veteran i UÇK-së ka thënë se “Jeta personalisht për mua, gjendjen ekonomike e kam jo të mirë, gjendjen e banimit se kam mirë, e kam shumë keq. Jetoj me një dhomë…E kam pensionin e invalditi të luftës, por fëmijë që skam pasur, kam marr kredi, e kejt kredi e kam”.
Megjithatë, ai ndihet krenar që i shërbeu atdheut në kohë të vështira.





Rasim Elshani, veteran i UÇK-së ka thënë se “Kurrë më krenar se në vitin 1998-98, nuk kam qenë. Me dëshirë e me zemeër kam kontribuar për vendin tim. Sen më mirë nuk ka se me kontribu për vendin tënd nuk ka. Kam qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pastaj kam kaluar në policin ushtarake në UÇK”.
Më shumë kujdes nga institucionet për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditën e Veteranit që shënohet me 30 dhjetor, po kërkon edhe kryetari i OVL UÇK-së, në Drenas.
Tek thotë se janë të zhgënjyer me punën e institucioneve për këtë kategori, përmend edhe Gjykatën Speciale në Hagë.
Enver Hajdari, kryetar i OVL UÇK-së, në Drenas ka thënë sr “Ditën e veteranit ne sot po e festojmë pa udhëheqësit të cilët kanë qenë, pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, prijësit e UÇK. Fatkeqësisht pas 22 vitesh clirimi sot i kemi udheheqësit tonë në Gjykatën e Hagës”.
Për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për Kosovën, sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor./dukagjini.com