Hovenier flet për barrikadat: S’kemi mesazhe sekrete, Qeverisë i kërkuam durim, gjetëm një zgjidhje politike

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka folur rreth situatës së tensionuar që u krijua në veri të Kosovës, shkruan Periskopi.

I pyetur nga Periskopi nëse e kanë këshilluar Kurtin që të mos ngutet me veprimet e tij, Hovenier ka thënë se Qeverisë Kurti i është kërkuar durim në lidhje me qetësimin e situatës në atë pjesë.

“Do të thoja se këshilla ime për Qeverinë e Kosovës ështëçështje publike. Ne nuk kemi mesazhe sekrete për ta që dallojnënga ato që i themi publikisht. Nuk është sekret që ne kemi dashur më shumë kohë në zbatimin e vendimit për gjobitje për personat që nuk i kanë ndryshuar targat. Por jemi përtej kësaj tani. Më duhet t’i potencoj disa hapa që i ka bërë Qeveria e Kosovës. Përderisa ne kishim një pikëpamje tjetër të afatit për targat, përfundimisht Qeveria e Kosovës, edhe pse më vonë, por megjithatë u pajtua me atë. Në këtë pikë, Qeveria nuk gjobit njerëzit që nuk i kanë ndryshuar targat dhe as nuk jep vërejtje dhe kjo ishte një përpjekje për të de-eskaluar situatën. Kur barrikadat ndodhën, që ishte një gjë shumë e vështirë dhe SHBA-ja dha një deklaratë jashtëzakonisht të fuqishme, duke iu referuar ashtu siç janë, që ata të cilët kanë vendosur barrikada ilegale në rrugë duhet t’i largojnë ato menjëherë. Ne kemi qenëtë qartë për këtë. Gjithashtu, i kemi thënë Qeverisë privatisht dhe publikisht se duam durim, se lëvizja shumë e shpejtë dhe nëmënyrë të njëanshme do të komplikonte situatën më shumë se sa ta përmirësonte. Qeveria e dëgjoi këtë. Nga perspektiva jonëkryeministri Kurti dhe Qeveria treguan për durimin që kemi kërkuar derisa ishim duke e zgjidhur këtë. Ne donim një zgjidhje politike për këtë. Kolegu im në Beograd, Ambasadori Hill ishte i qartë në këtë dhe ka të drejtë. Dhe përfundimisht një zgjidhje politike u gjend. U nevojit durim, punë të vështirë por u arrit dhe mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se mënyra si janë larguar barrikadat, me disa përjashtime sot, është shumë më e preferueshme sesa përdorimi i forcës që do të mund të rezultonte me njerëz të lënduar ose larg qoftë të vriten. Kështu, unë do tëthem se ka pasur përgjigje nga Qeveria e Kosovës për disa shqetësime tona dhe ka pasur gjithashtu edhe disa momente qëkemi pasur qëndrime shumë të ndryshme për mënyrat më tëmira për disa nga këto çështje”, ka thënë Hovenier.