




Politikania gjermane Doris Pack i ka reaguar ish-emisarit presidencial të SHBA-së, Richard Grenell lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Pack e ka quajtur Grenellin gënjeshtar.
Ajo në një reagim në “twitter” i ka thënë ish-emsiarit Grenell se po vazhdon të shpërndaj lajme të rreme. Pack tutje ka thënë se serbët që jetojnë në veri të Kosovës vuajnë si rezultat i kërcënimeve që iu bëhen nga pasardhësve të Vuçiqit.





Politikanja gjermane ka thënë se serbët nuk keqtrajtohen nga Qeveria e Kosovës dhe ka akuzuar Grenellin se po e luan altropalantin e Vuçiqit.
“Ju jeni gënjeshtar”, ka shkruar Pack.
“Ju ende po shpërndani lajme të rreme. Serbët që jetojnë në Mitrovicë po vuajnë nën kërcënimet dhe keqbërjet e pasardhësve të Vuçiqit nga Serbia. Ata nuk keqtrajtohen nga qeveria e Kosovës. Ti luan altoparlantin e Vuçiqit. Ju jeni një gënjeshtar”, ka shkruar Doris Pack.