Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar sot pas fillimit të largimit të barrikadave në veri të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Majko është shprehur se Kosova ka treguar aftësinë më të madhe që është veprimi në përputhje me rrethanat.
“Kosova ia doli, duke treguar se aftësia më e madhe është veprimi në përputhje me rrethanat. Në marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk ekziston asnjë version i cili nuk kërkon kompromis. Në politikë, shumicën e kohës nuk jetojmë atë që kemi në mendje.”, ka shkruar Majko.
Sot në veri të vendit ka nisur heqja e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë pas paralajmërimit të djeshëm të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.