Ramabaja i quan fëmijë Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

Profesori Sadri Rambaja, mendon se krerët e opozitës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku, janë të pamatur për punë serioze.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Ramabaja shkruan se ata janë “alias fëminor”.

“Dy drejtuesit formal të opozitës, mëtuesit e pushtetit poashtu formal, sot dëshmuan se tutje janë të pamaturuar alias fëminor për punë serioze”, ka shkruar Ramabaja.

Ironikisht, Ramabaja ka shkruar se opozita mund të detyrohet të shpall konkurs për lider të rinj, e sipas tij, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj mund t’i shërbejë për disa ditë.

“Opozita duket se do të detyrohet të shpallë konkurs për lider. Rrahman Jashari mund t’ju shërbej edhe ca ditë, por kaq”, ka shkruar ai.