Kastrati-Kurtit e Osmanit: Ha-ha-ha, rrenave e mashtrimeve po u del boja

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka sulmuar e akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë lirimin e Dejan Pantiqit që çoi në heqjen e barrikadave në veri.

Me anë të një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se tanimë sipas tij edhe përkrahësit më vulgar të Kurtit e “kuptojnë që veriu” nuk qeveriset nga Prishtina, por nga grupet kriminale të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Tash edhe përkrahësit më naiv të Kurtit e vërejnë që në Veri nuk ka më targa RKS, nuk ka gjyqe të Kosovës, nuk ka zgjedhje me Kushtetutë të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kastratit:

U ZBYTH ALBIN KURTI!

Ama se ka dert që u zbyth sepse është zbythyr edhe më herët për targat, për zgjedhjet në veri, etj.

Halli i madh i tij është që dita e ditës nuk po i shiten lehtë rrenat si më parë. Me situatën e fundit në Veri edhe përkrahësit më vullgar të Kurtit e kuptojnë që Veriu nuk qeveriset nga Prishtina, por nga grupet kriminale të Vuçiçit.

Tash edhe përkrahësit më naiv të Kurtit e vërejnë që në Veri nuk ka më targa RKS, nuk ka gjyqe të Kosovës, nuk ka zgjedhje me Kushtetutë të Kosovës.

Atje qeverisja po bëhet përmes kushtëzimeve të Vuçiçit.

Kushti i parë i Vuçiçit:

Liroje Panticin ne ti hjekim barikadat.

Kushti i dytë i Vuçiçit:

Garanto që nuk i arreston kriminelët me maska dhe ne ti hjekim barrikadat.

Kurti u mundu me rrejt që kinse prokurori e gjyqtari i kanë fajet. Për këtë edhe i futi në funksion “Brigadat e Tastaturave”, grupin komunist të Tiranës dhe kabinetin e zonjës Non-Grata Haxhiu duke i shpall tradhtarë prokurorin e gjyqtarin.

Mirëpo, SHBA E BE ja nxorrën rrenën në shesh.

Në deklaratën e tyre të përbashkët thuhet: ” mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës ( ëe ëelcome the assurances of the leadership of Kosovo)” që asnjë serb të mos arrestohet për zhvillimet në veri”.

Sipas kësaj i bie që Kurti ka garantuar që nuk do ti arrestoj banditat që bllokuan rrugët, që refuzuan targat RKS dhe që bllokuan zgjedhjet në veri. Pra, Kurti U ZBYTH. Sa keq për “vizionarin” Armend Muja të cilit i mbetën pa u arrestu banditat e veriut.

Le të del nesêr p.sh. dikush ta bllokon ndonjë rrugë në Prishtinë dhe shohim a ndiqet penalisht.

A ju kujtohet kur thoshin ne nuk shantazhohemi as nuk pranojmë presione nga ndërkombëtaret si qeveritarët e kaluar.

Asnjë kryeministër i mëparshëm nuk i ka pranu këto kushte nga kriminelët e barikadave. Atyre ju kanë kërku Asociacionin e Kurtit e Osmanit ju kërkohet edhe asociacioni edhe mosarrestimi i kriminelëve me maska.

Kush po del këtu më i shantazhuar?

Siç e kam thënë më herêt si pasojë e veprimeve amatoreske të duetit Kurti-Osmani ne jemi futur në teorinë e lojërave të Serbisë sepse nuk flasim më për njohje por për kushtëzimet që i imponon Vuçiçi brenda territorit tonë, si puna me Panticin, barrikadat, etj.

Rrjedhimisht, halli më i madh i duetit Kurti-Osmani tash êshtë se rrenave, mashtrimeve, populizmave e propagandës së tyre po u del boja.

Veriun e dorëzuan, diasporës ja vështirësuan udhëtimin nëpër Serbi, importet nga Serbia kanë shënuar rekord 1.1 milion euro në ditë, qytetari sofrën thatë për Vitin e Ri pêr shkak të çmimeve të larta, ama Vjosa ua kthen dinjitetin si ta vesh uniformën! HA-HA-HA.

Post navigation