




Në ndeshjen mes Olimpiakosit dhe Crevena Zvezdës që u zhvillua në Pire ka pasur disa imazhe skandaloze. Tifozët e dy klubeve të basketbollit janë bashkuar me njëra-tjetrin, për të krijuar “vëllazërinë”.
Disa tifozë vendas gjendeshin me flamurin e Serbisë, ndërsa hapën pankartat: “Mos u dorëzoni”, duke nënkuptuar Kosovën pas situatave të nxehta që po kalojmë. Gjithashtu pas ndeshjes, serbët dhe grekët kënduan së bashku: “Kosova është Serbi”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres