Hoxha i njohur, Husamedin Abazi ka reaguar kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve, pasi këta të fundit publikuan një raport rreth historisë dhe politikës mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi tha se ASHK duke gënjyer ka ofenduar shumicën e kombit shqiptar. Kjo pasi që në raportin e ASHK’së thuhet se shqiptarët u konvertuan në mysliman me dhunë.
“Akademia e Shkencave dhe Arteve, ka publikuar një raport 39-faqësh rreth historisë dhe politikës mes Serbisë dhe Kosovës, me ç’rast pos tjerash prap ofendon shumicën e kombit duke shpifur dhe ripërsëritur gënjeshtrat e historiografisë komuniste enveriste se shqiptarët u kunvertuan në mysliman me dhunë!”
Tutje, në reagim thuhet se anëtarët e këtij institucioni nuk lexojnë asnjë nga historianët dhe shkenctarët e dalluar.
“Ky institucion i pa përmirësuar dhe me mendësi moniste të shek të kaluar, me sa duket nuk i shfletojnë (se për ti studiuar jo se jo!) asnjë nga historianët dhe shkenctarët e spikatur, e të cilët e thonë të kundërtën dhe të faktuar me fakte dhe dokumente të pa kontestuara, siç janë: Dr. Hajredin Hoxha, Dr.Ali Hadri, Dr. Hasan Kaleshi, Dr. Skender Rizaj, Dr. Muhamet Ternava, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Ferit Duka, Dr. Husamedin Feraj, Fatos Lubonja, Hasan Bello, Dr. Nehat Krasniqi, Dr. Nuridin Ahmeti, Dr. Tomas Arnold, Dr. Nathalie Clayer, Noel Malcolm dhe shumë tjerë…”, thuhet në reagim.