Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në seancën e sotme të Kuvnedit të Kosovës, ka thënë se duhet të shfrytëzohet thëngjilli për energjinë në vendin tonë.
Koka para deputetëve, komentoi energjinë solare si alternativë, duke thënë se nuk duhet të bëhen “pyetje të çuditshme”.
“Nëse flasim për kapacitete solare, që pyesin ku të vendosën, çfarë pyetje është ajo për ministreshen, ato vendosen në një kodrinë atje, ose në pullaz, ku tjetër. Ajo pyetje, e tejkalojmë atë pyetje të çuditshme.” – tha ai.
Kokaj shtoi se ka kapacitete të vogla të energjisë solare, derisa përmendi disa “punime shkencore”. Këtu, ai tha se nuk mund të tejkalohet “mosshfrytëzimi i thëngjillit” dhe se “e kemi zogun në dorë’.
“Në këtë situatë, të energjisë kaq të vogël solare, kam një numër të caktuar punime e zbulime shkencore, po flas me kompetencë, duhet të dini që nuk mund ta kompensojmë, nuk mund të tejkalojmë mosshfrytëzimin e thëngjillit, përkatësisht atë që e kemi zogun në dorë.” – tha ai.
Çka tha Rizvanolli?
Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit strategjinë për Energji për Republikën e Kosovës për dhjetë vitet e ardhshme nga viti 2020 deri në 2031.
“Sot paraqes strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2031. Me knaqësi e them se ka një koncensus të gjerë mes të gjithë akterëve e qytetarëve për atë se ku dëshirojmë që të arrijmë. Një sektor energjetik që na siguron furnizim të rregullt me energji elektrike e me çmim të volitshëm. Po bëjmë një strategji dhjetë vjeçare, por e cila do t’i jep formë sektorit për shumë dekada e breza në vijim”, ka thënë Rizvanolli para deputetëve.
Tutje ajo tha se me këtë strategji, qytetarëve iu garantohet sistemi i qëndrueshëm energjetik.
“Vizioni është që të kemi një sistem energjetik të qëndrueshëm të rregullt, që garanton furnizim të rregullt me energji elektrike”, ka shtuar ajo.