Ambasadori Hovenier: SHBA’ja mbetet e paIëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë 246 vjetorin e pavarësisë nga Perandoria Britanike. Me këtë rast, festime do të ketë edhe në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë.

Lidhur me Ditën e Pavarësisë, ambasadori Hovenier mbajti një fjalim sot, duke përmendur si zakonisht marrëdhëniet e ngushta mes vendit të tij dhe Kosovës.

Ai përsëriti mbështetjen e madhe që Kosova ka nga Amerika: “Ne mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.”

“Pra, sot, ndërsa festojmë 246 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si shtet i lirë, i pavarur, sovran, festojmë së bashku edhe 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni bërë në këtë periudhë të shkurtër kohore”, vazhdoi më tej Hovenier.

“Nuk mund të mendoj për asnjë vend më të përshtatshëm për ta bërë këtë se sa këtu – në Ambasadën e SHBA’së të një Kosove sovrane, të pavarur dhe demokratike”, tha ambasadori.Në këtë organizim të Ambasadës së SHBA’së, morën pjesë edhe liderët e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.