




Për herë të parë u nda çmimi “Vlladimir Beara” në Zagreb për kontribut në zhvillimin e kulturës sportive dhe tolerancës sociale, ndërsa laureat i parë është për kroatin Mirosllav Çiro Blazheviq.
Ish trajneri i famshëm i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, në pranverën e vitit 1985, Mirosllav Blazheviq, ka arritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve direkt nga Baseli, ku ishte në spital. Gjendja e tij shëndetësore (vuan nga kanceri) nuk është aspak e mirë. Ecën me vështirësi.





“Të dashur njerëzit e mi. Ju u mblodhët në numër të madh dhe më bëtë një nder të madh. Por ky është fjalimi im i fundit për publikun në një tubim publik. Mbaroi. Nuk ka më. Mirupafshim Çiro. Po i numëroj ditët e fundit, e di këtë”, – tha Çiro dhe mori duartrokitje të mëdha nga të pranishmit. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitjet zgjatën për një kohë të gjatë, transmeton media kroate “Vecernjlist”.





Pas marrjes së çmimit, ai nuk kishte më forcë për asnjë bisedë me mediat, biseda që i bënte gjithmonë me kënaqësi dhe nuk i refuzonte kurrë.
Bllazheviç është selektori i parë, që me Kroacinë fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.
Në kohë kur ka qenë trajner i Prishtinës, stadiumii vlonte, 35-40 mijë shikues! Edhe sot flitet me nostalgji për Çiron e madh!