




Deputeti i VV’së, Artan Abrashi thotë se anipse janë bërë 11 ditë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat, nuk ka ndonjë reagim nga KFOR-i.
Abrashi përmes një shkrimi në Facebook tha se largimin e barrikadave e ka kërkuar edhe ShBA dhe BE’ja, ndërsa thotë se KFOR’i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.





“Dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. KFOR-i nuk bëzanë. Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria. Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës”, shkroi deputeti i VV’së.