Pas Kosovës, Escobar drejt Beogradit: Heqja e barrikadave në veri pjesë e agjendës

Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij në Kosovë do të marrë rrugën drejt Beogradit.

Temat për të cilat do të diskutojë atje, sipas Danas, nuk do të ndryshojnë shumë nga agjenda e bisedimeve në Kosovë.

Escobar pritet që me zyrtarët e Serbisë, të diskutojë për situatën aktual, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Pjesë e diskutimeve sipas këtij mediumi serb, pritet të jetë edhe energjia. Roli amerikan në de-përshkallëzimin e situatës, pjesëmarrjen e KFOR-it dhe NATO-s.

Po ashtu pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.