Portokalopita, receta e vecante greke qe po pergatitet edhe nga grate Shqiptare: Perberesit qe u duhen

Kjo recetë u përgatit nga Sofra_ime : Kjo recetë greke, nuk do shumë fjalë. Kush e ka provuar ia di lezetin, kush nuk e ka provuar të mos humbë më kohë.

Për të përgatitur shurupin ju duhen: 250 ml ujë, 100 ml lëng portokalli, 250 g sheqer, lëkura e një portokalli dhe 1 shkop kanelle.

Për portokalopitën ju duhen: 100 g kos, 100 ml lëng portokalli, 100 ml vaj, 150 g sheqer, 2 vezë, 1 lugë pluhur fryrës, 1 bustinë vanilje, pak kripë, lëkura e grirë e 1 portokalli dhe 250 g petë të gatshme të holla.

Përgatitja: Vendosim përbërësit e shurupit në një tenxhere që të ziejnë së bashku dhe fillojmë me përgatitjen e portokalopitës. Përziejmë mirë kosin dhe lëngun e portokallit.

Shtojmë vajin, vezët dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Petët i presim në shirita të vegjël si në video, dhe ia shtojme masës.

I përziejmë mirë dhe i pjekim në 180 gradë për rreth 40 minuta. Sapo e nxjerrim nga furra e sherbetosim me shurupin që përgatitëm në fillim , i cili është ftohur tashmë. Unë kam përgatitur këtë masë, nëse do të bëni më shumë, duhet të dyfishoni masën më lart.