Për t’u siguruar a i ka kaluar afati i përdorimit sodës së bukës, thjesht përzieni gjysmë gote

Nëse ka një përbërës në kuzhinë që është i gjithanshëm dhe bën mrekulli për shumë probleme shtëpiake, ai është soda e bukës. Përveç gatimit, përdoret për pastrim, trajtim dhe ndoshta më së shumti është i njohur për ju si pastrues dhe një agjent që mban frigoriferin me erë të freskët.

Megjithatë, nëse afati i sodës së bukës ka skaduar, freskia e frigoriferit tuaj patjetër do të rrez ikohet.

Si ta dini se soda juaj e bukës është bërë keq? Për ta kuptuar, përzieni me ujë të nxehtë dhe uthull, shkruan Lifesavvy.

Për t’u siguruar a i ka kaluar afati i përdorimit sodës së bukës, thjesht përzieni gjysmë gote ujë të nxehtë dhe një të katërtën e lugës së vogël me uthull të bardhë apo uthull molle. Pastaj tretjes shtoni një të katërtën e lugës së vogël sodë buke.

Nëse menjëherë gurgullon apo krijon flluska, ende është e përdorshme, nëse jo, është koha ta hidhni. Soda e bukës ka kimikate të cilat e shkaktojnë këtë reaksion.

Duke i testuar ato, do të vërtetoni nëse këto kimikate janë ende aktive. Prandaj, nëse ato nuk janë aktive, frigoriferi juaj mund të mos ketë erë të freskët dhe pasta mund të mos ngrihet.