




Njoftimi për ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë fillimisht ka ngjallur shumë reagime mes kosovarëve dhe serbëve. Por jo të gjithë e kanë shikuar lojën me këtë nivel emocional.
20 minute shkruan një shembull tjetër të mirë të serbo-zviceranit Danijel Stefanoviq dhe shqiptarit nga Zvicra, Artan Jakupi, që ndoqën së bashku ndeshjen e Kupës së Botës, të premten mes Zvicrës dhe Serbisë.
Botërori 2018 tregoi se politika dhe sporti nuk janë gjithmonë të ndara: çështja e shqiponjës dykrenare pushtoi gjithë Zvicrën.





Mirëpo, serbo-zvicerani Danijel Stefanoviq dhe shqiptari nga Zvicra Artan Jakupi nuk provokohen nga deklarata të tilla. Dy specialistët e inxhinierisë civile punojnë së bashku në Bischoff Baudienstleistungen GmbH dhe janë një ekip i sprovuar mirë. Të dy tani janë edhe edhe miq dhe e shikuan së bashku ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.
Ata e rregullojnë çdo rivalitet profesionalisht, shpjegon Danijel: “Atëherë do të diskutojmë, por do të ketë vetëm tallje”.





Të dy shpresojnë që një situatë si katër vjet më parë, kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë gjestin e shqiponjës dykrenare, të mos ndodhë më, raporton albinfo.ch.
Por edhe nëse do ta bënte, kjo nuk do ta trondiste miqësinë e tyre. “Unë jam dhe do të mbetem shqiptar dhe ai është dhe do të mbetet serb”, thotë Artani. “Por ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe kjo nuk do të ndryshojë, pavarësisht se çfarë bëjnë profesionistët”.