Tifozja më e përfolur në ndeshjen Zvicër – Serbi, Anila Mahalla, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka treguar detajet kur ajo e bëri shqiponjën në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes.
Ajo tha se në hyrje të stadiumit nuk lejohej flamuri i Kosovës e as ai i Shqipërisë, e siç tha ajo, me vete i kishte të dy.
“Me vete i kisha të dy. Të Shqipërisë e panë dhe ma morën, por të Kosovës e kisha fshehur në krah të jaknës dhe nuk arritën ta shohin”.





“Në momentin që kam hyrë ka qenë ora 22 (koha lokale në Katar, +2 orë nga koha lokale në Kosovë), jam ulur dhe kam nisur ta shoh ndeshjen dhe ai ka qenë momenti kur Shaqiri e shënoi golin e parë dhe e nxora flamurin dhe s’kisha zë për të festuar, isha shumë e lumtur”, është shprehur Mahalla në “Botërori Special” në Klan Kosova./Klankosova.tv