Po vazhdon interpelanca e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për situatën e krijuar politike e të sigurisë në vend.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend kryetari i LDK Lumir Abdixhiku ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit të Kosovës dhe faktet që ka ofruar gjatë fjalimit të Kurti për situatën në veri.
Abdixhiku ka thënë se Kurti po jetën në një univers paralele meqë sipas tij gjendja në veri është krejt ndryshe.
“Sot derisa flasim këtu mbi 17 për qind e territorit është pa polici, pa prokuror pas asgjë. Shihni njerëzit atje një aksident trafiku nuk ka policië që të zgjidh, një dhunë në familje në atë pjesë nuk ka policë që të trajtoj. Shteti nuk mbahet me fjalime nga Prishtina”, ka
thënë ai ndër të tjera.
Sipas kryetarit të LDK në marrëveshjen e fundit Qeveria ka pranuar edhe zbatimi ne të gjitha marrëveshjeve përfshirë këtu edhe Asociacioni ne Komunave me Shumicë serbe.
“Po ua lexoj deklaratën e Borrelit: palët janë pajtuar që të gjitha marrëveshje t të zbatohen përfshirë këtu edhe Asociacion’, tha ai. palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet duhet të implementohet.