Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur sonte në Bruksel për targat.
“Dobët Kurti, shumë dobët”, ka shkruar në një reagim Gjinovci.
Pak më pas, Gjinovci ka reaguar sërish.
Ai ka thënë se Kurti u tërhoq pasi e futi Kosovën në “fesatë” me të gjithë botën.
“Na shtini n’fesatë me krejt dyjenë e u tërhoq. E sovranitetit çka pi bojmë tash?”, ka shkruar Gjinovci.