Finlanda po që ka shkollat më të mira në botë!
Sipas studimeve, nxënësit nga Finlanda janë ndër nxënësit më të mirë në botë sepse ata kalojnë shumë më pak kohë në shkollë se në shtete tjera, dhe kalojnë më së shumti 30 minuta duke bërë detyra shtëpie.
Ky është sekreti pas suksesit të studentëve të tyre.
Çdo gjë është falas në shkollim, përfshirë librat, çantat, dhe transporti. Shteti investon më shumë se 12% të buxhetit të tyre total në shkollim.
Secili nxënës i ofrohet ndihmë individuale. Nëse një nxënës nuk e kupton një mësim, mësuesi do të mbaj orë të veçantë me të që të ia shpjegoj. Gjithashtu nëse një mësim nuk i duket interesant fëmijës, ata mund të bëjnë aktivitete tjera.
Notimi iu tregohet vetëm nxënësve, jo prindërve dhe nuk ka nota deri pas klasës së 3-të. Nga klasa e 3-te deri në atë të 7-të, notimi bëhet përmes fjalëve “mund të ishte më mirë” deri në “perfekt”. Nxënësit nuk qortohen për notat e tyre.
Mund të shkojnë në shkollë në pizhame, shkruan lajmi.net. Shkollat nuk kanë uniforma, prandaj fëmija mund të shkoi në shkollë si të do.
Gjatë mësimit fëmija mund të shtrihet në divan ose të ulet në tokë, nuk është i detyruar të përdorë një bankë shkolle. Në ditë të ngrohta ata edhe mund të mbajnë orën jashtë në natyrë.
Kanë shumë pak detyra shtëpie. Mësuesit mendojnë se fëmijët duhet të pushojnë dhe të kalojnë kohë me familjen në vend se të bëjnë detyra shtëpie. Prandaj atyre iu japin shumë pak detyra shtëpie, iu duhen 15-30 minuta për të përfunduar ato.
Nuk kanë teste fare. Mësuesit finlandez thonë se fëmija mund të përgatitet për jetën ose për testin, jo të dyja. Prandaj ata zgjedhin të parën.
Në disa shkolla, nxënësit nuk kanë fare lëndë. Pra, ata mësojnë gjëra të ndryshme prej pikëpamjeve të ndryshme, p.sh. nëse mësojnë për imigrimin, ata do të mësojnë gjeografikisht, prej nga kanë ardhur, historikisht, çfarë ka ndodhur para se të vinin dhe anën kulturore, traditat që kanë, shkruan lajmi.net.
Kanë pushimet më të gjata mes orëve. Ora zgjatë 45 minuta, dhe pushimi mes çdo ore zgjatë 15 minuta.
Mësuesit vendosin vetë se çfarë libra të përdorin, çfarë të shpjegojnë etj. Paga mesatare e mësuesve është 3,500 euro në muaj, dhe konkurrenca për një pozicion pune si mësues është 1 me 20.
Nxënësit mësojnë gjëra që do iu duhet gjithë jetën. Në mësimet e notit mësojnë si të shpëtojnë njerëz që mbyten, në edukatë shtëpie mësojnë të gatuajnë dhe qepin, mësojnë si të krijojnë faqe në internet etj. Ata besojnë se nuk është e detyrueshme të dini gjëra përmendësh për sa kohë që kemi internetin.
Të gjitha shkollat janë të mira barabartë. Nuk ka shkolla “elitare” ose “më të mira”, shkruan lajmi.net. Të gjitha përdorin të njëjtin sistem prandaj ata janë të gjithë në një nivel të shkollimit.
Fëmijët zgjedhin vetë se çfarë duan të hanë në pushimin e drekës. Nuk ka meny ditore, ata zgjedhin vetë drekën e tyre.
Bëjnë festa natën në shkollë. Shpeshherë nxënësit bashkë me mësuesit shkojnë në shkollë dhe kalojnë natën aty duke luajtur lojëra, shikuar filma dhe flenë në palestër. Në mëngjes hanë mëngjesin dhe akullore.
Kanë qenë të leximit. Në mënyrë që fëmijët të mësohen të lexojnë rrjedhshëm dhe që të iu pëlqej më shumë leximi, ata përdorin qenë që do të ulen pran fëmijëve dhe do t’i dëgjojnë teksa lexojnë.