Gazetari sebr nga veriu i Mitrovicës, Branislav Kërstiq ka deklaruar në Politiko se serbët e veriut presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e shohin tradhtar për shumë arsye, shkruan Gazeta10.
“Njerëzit në veri mendojnë se presidenti Vuçiq është tradhtari më i madh në historinë e Serbië. Ai e ka tradhtuar Kosovën, hoqi dorë nga institucionet, në mandatin e tij u larguan institucionet paralele, komuna e policia etj”, tha Kërstiq në Politiko.