Aktivisti Rron Gjinovci, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar rreth dështimit për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave sot në Bruksel.
Gjinovci thotë se është në mbështejtje të plotë të Qeverisë së Kosovës, teska shton se ndërkombëtarët janë mësuar të diskutojnë më “papaka” duke iu referuar liderëve të kaluar të qeverive të Kosovës.
“Në mbështetje totale të Qeverisë. Janë mësu këra me diskutu me papaka. S’ka më ashtu. Mirësevini në Kosovën sovrane!”, ka shkruar Rron Gjinovci.
Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit ishte thirrur nga Borrell për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, me afatin për kalimin në fazën e gjobave që do të përfundojë sonte në ora 00:00. Mirërpo takimi i sotëm nuk prodhoj marrëveshje për të cilën u fajësua kryeministri Albin Kurti.