Gëzim Morina ka nisur të krijojë një aeroplan me telekomandë, që sipas tij është më i madhi i llojit të vet.
Ai në Klan Kosova tregoi detaje rreth ndërtimit të tij dhe dimensioneve e peshës që ky aeroplan ka.
Gëzimi e ka nisur këtë aeroplan të fluturojë mbi stadiumin e qytetit të Kamenicës, derisa e dirigjoi me telekomandë.
“Ky është një projekt që e kam nis para 5 muajve edhe e kom kry tash. E kom hobi me ndreq aeroplana qe 3 vite por ky është më i veçant për shkak të madhësisë që e ka. Me madhësi, krahu është 3 metra e 20 cm, trupi është 2 metra e 40cm. Është aeroplani më i madh me telekomandë në Kosovë. Materiali është maketë, një material 3 mm, është i përforcuar me materiale tjera. Pesha është 8 mijë e 400 gramë. 90 për qind të sistemit të aeroplanit i kom bo krejt vetë. Bateriat spo mundem me i gjet kërkun në Kosovë, por i kam kombinu me disa bateri të dronëve, por këtij aeroplani i nevojitet një bateri më e madhe. Me bateritë që i kam kombinu kom arrit me fluturu deri në 3 minuta”, tha Gëzimi.
Ai tha se ky model është gërshetim i dy modeleve tjera të ndryshme, të cilat i ka kombinuar.
“Njëri aeroplan është aeroplan transportues i ushtrisë së Amerikës C-130 dhe një aeroplan tjetër Airbuss A-220. Dul Air Kosova”, tha ai.