Gazetari Parim Olluri ka ironizuar pas deklaratës së deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Mullhaxha-Kollçaku. Olluri në një shkrim në Facebook, ka porositur me ironi të mos vendoset asgjë rreth propozimit franko-gjerman, pa e lexuar fillimisht taksisti nga Shkupi.
“Mos vendosni kurgjo per planin franko-gjerman, pa ia dergu paraprakisht per lexim taksistit nga Shkupi. Se po e zhgenjeni njerin”, ka thënë ai.
Mulhaxha-Kollçaku në Kanal 10 tregoi një histori interesante me një taksist nga Shkupi. Siç pretendoi ajo, kur hipi në taksi bashkë me një zyrtare të Kuvendit të Kosovës, taksisti nxori një video të kryeministrit Albin Kurti, dhe i tha se para se të fle, e shikon të njëjtën.
“Ajo është punëtore në Prishtinë. Edhe sinqerisht më ka mahnitur ai sinqeritet. Nuk e kam pritur që aty në sallon ta dëgjoj këtë fjali. Çka reflektoj më shumë, ishin në mënyrën më të ulët duke e quajtur frizerkë. Unë desha ta vazhdojë opinionin me një taksist në Shkup ku e kisha dëshmitare zyrtaren e Kuvendit. Rastësisht, hypëm në taksi edhe ai rastisi të ishte shqiptar. E nxori telefonin edhe na e tregoi një fjalim të Albinit kur ka fol për Zajednicën, ai na tha para se me flejt e shoh këtë video. Kam pas me postu, por nuk e bëra, pasi kam marrë shumë komente negative e nënçmuese”, tha deputetja e VV-së në Kanal10.