




Sot gjatë ditës në portalin Euractiv është publikuar një dokument që ky medium e ka quajtur plani franko gjerman. Një prej autoreve të këtij artikulli Alice Taylor që njihet si mbështetëse e Albin Kurtit, “draftin” ka vendosur ta publikojë pa pjesën e marrëveshjeve të Brukselit, respektivisht pa Asociacionin, i cili është pjesë e propozimit. Ramush Haradinaj që e ka lexuar propozimin e Berlinit dhe Parisit në Zyrën e Kurtit e ka konfirmuar se Asociacioni është aty dhe se Kosova nuk mund ti ikë këtij vendimi.





Ky portal pretendon se ka publikuar versionin e fundit të propozimit franko gjerman ndërsa thekson se mbetet e paqartë se cfarë ka pasur në versionet tjera.





Njëra nga autorët e tekstit Alice Taylor është mbështetëse e Kryeministrit që mund të shihet nga postimet e bëra në Twitter, ka vendosur që ta heq pjesën e Asociacionit nga drafti. Taylor kishte bërë cicërima pro Kurtit në Twitter gjatë vitit 2021 kur Kurti për shkak të një vendimi i ishte ndaluar të garojë në zgjedhje.
“Oh po, unë ende kam shpresa për Albin Kurtin”.