“Këpucat si të Avdullah Hotit”, Valon Syla: Glauku ia ka nisë me m’u dukë si LDK

Gazetari Valon Syla thotë se kryekuvendari, Glauk Konjufca tanimë po duket si me qenë LDK, pasi sipas tij, veprimet e Konjufcës, e kanë bërë që të duket ashtu.

Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 e analizoi paraqitjen e parë të Konjufcës, ku tha se i kishte këpucët sikur të deputetit të LDK’së, Abdullah Hoti, ndërsa thotë se fliste edhe sikur ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

“Tek Glauku së pari, edhe në fillim kur e patëm pa për herë të parë, kur e pat marrë postin, nga ato teshat me flamur shqiptar mbrapa, menjëherë e bëri një fotografi me një flamur kosovar, dhe me një palë këpuca, që them se këto kpuca janë sikur të Abdullah Hotit, edhe fotelja madje ishte. Sot e shohim Glaukun duke folur si Abdullah Hoti e Isa Mustafa. Po du thënë që aq shumë ka ndiku në mënyrë rapide me ndryshu, saqë ia ka nis Glauku me m’u dukë si LDK”.
Sipas tij, Konjufca ka mundësi që ka hyrë në një fushatë të një presidenti të ardhshëm të vendit.

“Po vërehet një diskurs i ri i një presidenti të ardhshëm, ndoshta kjo mund të jetë një kërcënim për Vjosa Osmanin. Glauku vec ka fillu me shku të Adriatiku si krejt presidentët tonë, ka fillu mii mbajtë këpucat si të Abdullah Hotit, po mendon shumë dhe po analizon shumë, flamurin e Kosovës edhe kravatën këtu i ka qit krejt, dhe po flet sikur këtë herë ndoshta s’mundemi me refuzu më. Ky është qaj Glauku i ri, që na ka hi në një diskurs në një fushatë të presidentit të ardhshëm”.