




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot krerët e partive opozitare për të diskutuar rreth situatës në veri të vendit.
Përkundër liderit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku të cilët qëndruan deri në fund të takimit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e braktisi demonstrativisht atë.
Zyrtarisht ai deklaroi se Kurti po mbante ligjërata në takim dhe nuk po e sqaronte se përse i ka prishur raportet me Amerikën.





Insajderi merr vesh se duke dal nga takimi, Haradinaj e ka sharë kryeministrin Kurti. Madje jo një herë, por tri-katër herë.
“Nëse vazhdon kështu ja q*ve nanën vendit dhe vetit”, janë fjalët ofenduese të Haradinajt drejtuar Kurtit.
Nga ana tjetër, Kurti nuk ka dashur të flas për largimin e Haradinajt nga takimi. Gjatë një konference për gazetarë, kryeministri me ironi tha se nuk dëshiron t’i lë analistet e televizioneve pa punë, duke nënkuptuar se sonte temë diskutimi do të jetë ky takim.