Kjo recetë u përgatit nga Gatimet Shqiptare – Përbërësit : 1.5 litra qumësht, 2 të verdha veze, 9-10 lugë sheqer, 7 lugë niseshte, 1 lugë kafeje vanilje (ky eshte perberesi qe do i jap shije komplet tjeter) , 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara, një gru sht arra të thërrmuara dhe kanellë.
Përgatitja : Si fillim, në fundin e tasave të zupave hedhim një shtresë me biskota të thërmuara. Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdheat e rrahura të vezëvem sheqerin dhe niseshten.
Gjithë masën e përziejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze. Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda.
E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave. I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara. Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave.
Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara por edhe arra nëse preferoni. Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta.