Një reper i njohur si Slimmy u zgjua dhe zbuloi se kishte 750 mijë dollarë në llogarinë e tij pasi një çift, duke bërë pagesën për një shtëpi kishte ngatërruar të dhënat e llogarisë bankare.
Kur 24 vjeçari Abdel Ghadia nga Australia zbuloi shumën e konsiderueshme të parave nisi t’i shpenzonte.
Së fundmi, ai u paraqit në gjykatë ku u deklarua fajtor për dy akuza për përvetësim.
Çifti ishin në fazat përfundimtare të blerjes së një shtëpie të re.
Ata do t’i dërgonin paratë në një llogari bankare për të finalizuar blerjen por më pas mësuan se shuma e tyre nuk ishte kaluar në Commonwealth Bank.
Reperi tha se sapo pa paratë, kishte blerë shufra ari me vlerë 600,000 dollarë, monedha ari për 110,000 dollarë si dhe rroba të markave të njohura dhe produkte kozmetike.
Ghadia i është ndaluar të shkojë pranë aeroporteve ndërkombëtare dhe është në arrest shtëpiak nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.
Dënimi do të jepet me 2 dhjetor.