




Gazetar: Unitet Berisha
Pragun e derës së shtëpisë ka kohë që nuk e ka kaluar. Por, në hyrje të shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi, janë simbolet ato që flasin
E brenda kësaj shtëpie, pa birin afër, qëndron babai i tij Haxhi Thaçi.





Kur janë mbushur 2 vite prej se i biri i tij u arrestua dhe u dërgua në Hagë, babai i Hashim Thaçit rrëfen për T7 se sa e rëndë ishte kjo kohë për të.
Babai i ish-presidentit Thaçi që tash mbi supet mban plot 84 vite, thotë se jo vetëm birit të tij, por të gjithë atyre qe u derguan në Hagë, po u bëhet e padrejtë.
Përkundër mallit e mërzisë për të birin, 84 vjeçari thotë se ish presidenti nuk është më vetëm djali i tij.
Babai i shprehet i bindur se i biri i tij dhe bashkëluftëtarët e të birit, shumë shpejt do të dalin të pafajshëm e do të lirohen.